Presidenti Xi, adresim samitit të CELAC në Argjentinë
2023-01-26 13:49:11

Samiti i shtatë i Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u mbajt të martën në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës. Në një videofjalim në samit, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve janë anëtarë të rëndësishëm të botës në zhvillim. Ata gjithashtu marrin pjesë aktive në qeverisjen globale dhe japin kontribute të rëndësishme në të, citon “Xinhua”. CELAC ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes rajonale, promovimin e zhvillimit të përbashkët dhe avancimin e integrimit rajonal.

Xi theksoi se Kina gjithmonë mbështet procesin e integrimit rajonal të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Ai shtoi se gjithnjë e më shumë vende në rajon janë angazhuar në një bashkëpunim cilësor në nismën “Një brez, një rrugë” me Kinën, kanë mbështetur dhe marrë pjesë në Iniciativën e Zhvillimit Global dhe Iniciativën e Sigurisë Globale dhe po punojnë me Kinën në ndërtimin e një komuniteti Kinë-LAC me një të ardhme të përbashkët.

Ai theksoi se bota është në një periudhë të re turbulence dhe transformimi. “Ne mund t'i trajtojmë sfidat dhe ta kalojmë këtë kohë të vështirë vetëm përmes solidaritetit më të madh dhe bashkëpunimit më të ngushtë”,- tha presidenti kinez.

Sipas tij, Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me vendet e LAC për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të bërë përparim së bashku dhe për të mbrojtur paqen, zhvillimin, barazinë, drejtësinë, demokracinë dhe lirinë - vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Samiti u mbyll me nënshkrimin e një deklarate, që thekson angazhimin e vendeve anëtare të CELAC për të mbrojtur së bashku të drejtat dhe interesat e njerëzve në rajon dhe për të përshpejtuar realizimin e integrimit rajonal. (Elona)