Fondet e ofruara privatisht të Kinës zgjerohen në dhjetor
2023-01-25 14:36:58

Foto: VCG

Shkalla e fondeve të ofruara privatisht të Kinës ishte 20.03 trilionë juanë (rreth 2.96 trilionë dollarë amerikanë) në fund të dhjetorit, sipas të dhënave nga një shoqatë industrie.

Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës bëri të ditur se vëllimi u rrit me 22.09 miliardë juanë ose 0.11 për qind, nga muaji i kaluar, citon “Xinhua”. Numri  i fondeve të regjistruara të ofruara privatisht arriti në 145.048.

Madhësia e letrave me vlerë, kapitalit privat dhe fondeve të investimeve sipërmarrëse ishte përkatësisht 5.56 trilionë juanë, 10.94 trilionë juanë dhe 2.83 trilionë juanë.

E themeluar në vitin 2012, Shoqata e Menaxhimit të Aseteve është një organizatë vetërregulluese që përfaqëson industrinë e fondeve të përbashkëta të Kinës. (Elona)