Prodhimi i qymyrit në Kinë rritet në dhjetor 2022
2023-01-25 14:58:55

 Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhimi i qymyrit të papërpunuar të Kinës shënoi një zgjerim të qëndrueshëm në dhjetor 2022, treguan të dhënat zyrtare.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, vendi prodhoi 400 milionë tonë qymyr të papërpunuar në dhjetor, 2.4 për qind më shumë nga viti në vit, bëri të ditur “Xinhua”.  Norma e rritjes ishte 0.7 pikë përqindjeje më e ulët se ajo e nëntorit.

Në vitin 2022, prodhimi i qymyrit të papërpunuar ishte 9 për qind më i lartë se një vit më parë në 4.5 miliardë tonë, tha zyra.

Importet e qymyrit të Kinës qëndruan në 290 milionë tonë në vitin 2022, duke rënë 9.2 për qind nga viti në vit, zbuluan të dhënat. (Elona)