Kina lëshon alarmin blu për valën e të ftohtit
2023-01-24 15:30:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi të hënën alarmin blu për një valë të ftohti, duke parashikuar rënie të mëdha të temperaturës dhe stuhi në shumicën e rajoneve qendrore dhe lindore të vendit.

Nga mëngjesi i së hënës deri në mëngjesin e së mërkurës, temperaturat pritet të bien me 12 deri në 14 gradë Celsius në disa pjesë të Kinës verilindore, rajone në jug të lumit Yangtze dhe në jug të Kinës, njoftoi Qendra Kombëtare Meteorologjike, citon “Xinhua”.

Disa pjesë të Jilin mund të shohin ulje të temperaturave me mbi 16 gradë Celsius.

Qendra paralajmëroi kundër ndikimit të valës së të ftohtit në bujqësi dhe këshilloi njerëzit që të marrë masa paraprake si ndaj ndryshimit të temperaturës ashtu edhe ndaj erës.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson motin më të ashpër, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)