Energjia e pastër luan rol në rritje në sigurimin e furnizimit me energji në Kinë
2023-01-24 15:53:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Energjia e erës dhe ajo diellore po luajnë rol në rritje në sigurimin e furnizimit me energji të Kinës.

Në vitin 2022, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe të diellit arriti në 120 milionë kW dhe kapaciteti kumulativ i instaluar i kaloi 700 milionë kW, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë (NEA), citon “Xinhua”.

Kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe të diellit përbënte 78 për qind të kapacitetit të sapoinstaluar në vend vitin e kaluar, duke i bërë ato gjeneratorë kryesorë të energjisë në Kinë.

Në vitin 2022, prodhimi i shtuar i energjisë nga era dhe dielli përbënte më shumë se 55 për qind të prodhimit të ri të energjisë në vend.

Energjia diellore dha një kontribut të dukshëm në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë në provincat kryesore të energjisë diellore, si Jiangsu dhe Zhejiang në Kinës lindore, gjatë pikut të përdorimit të energjisë verën e kaluar, vuri në dukje NEA. (Irma)