Spanja feston Vitin e Ri Kinez me paradë madhështore
2023-01-24 15:16:29

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Pas tre vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë Covid-19, në Madrid u rikthye parada e madhe tradicionale e Vitit të Ri Kinez, duke festuar ardhjen e Vitit të Lepurit.

Mbi 600 persona, të veshur me kostume tradicionale dhe me fenerë, parakaluan me muzikë në distriktin Usera të Madridit, ku jetojnë një numër i madh shtetasish kinezë. Parada tërhoqi mijëra banorë vendas.

“Lepuri është ndër shenjat më me fat të zodiakut kinez”,- deklaroi për “Xinhua” Victor Lopez, një banor vendas, duke shtuar se ky event ishte një shkëmbim kulturor shumë interesant.

“Mendoj se këto festime janë vërtet të rëndësishme, sepse ato i bashkojnë të gjithë. Po ashtu, është një mënyrë e mirë për të festuar së bashku dhe për të mësuar më shumë për kulturën kineze”,- tha Ana Lujan, një banore vendase.

Oscar Gabriel e cilësoi një paradë të shkëlqyer, që u mundësoi fëmijëve të mësonin për kulturat e tjera. Ai kërkoi që të ketë më shumë promovim të kulturës kineze.

Zyrat e Bashkisë së Madridit u ndezën me drita të kuqe, të dielën në mbrëmje, për të festuar Vitin e Ri Kinez. (Irma)