Sulmi gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez në Kaliforni, gjendet i pajetë autori i dyshuar
2023-01-24 15:18:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

I dyshuari për të shtënat masive në Kaliforni të shtunën mbrëma u gjet i pajetë në një qytet tjetër, ku autoritetet besojnë se ishte një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

10 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në të shtënat masive në Monterey Park, 16 km në lindje të qendrës së Los Anxhelosit, njoftuan autoritetet lokale, shkruan “Xinhua”.

Ngjarja fatale ndodhi në “Star Ballroom Dance Studio”, një strukturë e njohur e vallëzimit të sallës, ndërsa organizohej një event për të festuar Vitin e Ri Hënor Kinez.

Sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna deklaroi se i dyshuari u identifikua si Huu Can Tran, i cili hyri në festë dhe hapi zjarr përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me një furgon të bardhë.

Automjeti ndaloi në një parking dhe u rrethua nga policë nga Torrance, që ndodhet afërsisht 50 km në jugperëndim të Monterey Park, pasi ata dëgjuan një të shtënë nga brenda automjetit.

Burri brenda furgonit, i cili u gjet i vdekur pas një përballjeje prej tre orësh me ekipin e Armëve Speciale dhe Taktikave, u konfirmua si i dyshuar më vonë, sipas sherifit Luna. (Irma)