Imazhi me tre lepuj lidh qytetërimet nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit
2023-01-24 15:47:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa Viti i Ri Hënor Kinez, ose Viti i Lepurit, u kremtua të dielën, imazhet e lepujve u shfaqën në të gjithë botën dhe u pëlqyen nga njerëzit si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Një imazh i rrallë i tre lepujve, ku secili prej tyre ndan nga një vesh dhe së bashku formojnë tre veshë në vend të gjashtë dhe ndjekin njëri-tjetrin në një rreth, u gjetën si në Kinë ashtu edhe në vende të tjera, thanë historianët në intervistat e fundit me “Xinhua”.

Sipas tyre, një imazh i tillë u konsiderua si një simbol i shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe qytetërimeve të tjera përmes Rrugës së Mëndafshit të lashtë. (Irma)