Kina vazhdon të zgjerojë mbulimin e sigurimit të pleqërisë
2023-01-23 16:22:10

VCG

VCG

Më shumë shtetas kinezë kanë akses në mbulimin nga sigurimi bazë i pleqërisë në vend, që nga miratimi i menaxhimit të përmirësuar të fondeve të sigurimit në formën e një qasjeje të unifikuar, sipas autoriteteve.

Sigurimi bazë i pleqërisë në Kinë mbuloi 1.05 miliardë njerëz në fund të vitit 2022, 24.3 milionë më shumë se një vit më parë, treguan të dhënat nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Vendi nisi zyrtarisht menaxhimin e unifikuar kombëtar të fondeve bazë të sigurimit të pleqërisë për punonjësit e ndërmarrjeve në janar 2022, për ta bërë sistemin e sigurimit të pleqërisë më të drejtë dhe më të qëndrueshëm. Që atëherë, janë bërë reforma të qëndrueshme, me mbulim më të gjerë sigurimesh dhe bilanc të përgjithshëm në të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve të sigurimit, tha Qi Tao, një zyrtar në ministri.

VCG

VCG

Nën menaxhimin e unifikuar, politikat e pensioneve në thelb janë unifikuar në mbarë vendin në mënyrë që të drejtat dhe interesat e punëtorëve dhe pensionistëve të mbrohen më mirë, tha ai.

Vitin e kaluar, 244 miliardë juanë (rreth 36 miliardë dollarë amerikanë) të fondeve të sigurimit të pleqërisë u rialokuan midis rajoneve provinciale për të mbështetur zonat që kishin vështirësi në kryerjen e pagesave, sipas Qi.

Po ashtu, sipas tij, u rritën subvencionet fiskale nga qeveria qendrore, ndërsa u përmirësua sistemi për investimet e pushtetit vendor në fondin e sigurimeve.

Sistemi i unifikuar kombëtar i menaxhimit do të përmirësohet vazhdimisht dhe do të rregullohet më mirë për të siguruar që përfitimet e pensioneve të paguhen në kohë dhe plotësisht, sipas Qi.

Kina ka sistemin më të madh të sigurimeve shoqërore në botë. (Elona)