Pekini do të ndërtojë 70 ambiente fitnesi në vitin 2023
2023-01-23 15:54:59

VCG

VCG

Pekini planifikon të ndërtojë 70 ambiente fitnesi dhe të rinovojë 3000 pjesë të pajisjeve të fitnesit në natyrë këtë vit, me qëllimin për të siguruar që banorët e qytetit të mund të ecin në një vend stërvitje brenda 15 minutave.

VCG

VCG

Sipas një plani pune të vitit 2023 të shpallur nga qeveria komunale e Pekinit, kryeqyteti kinez do të ndërtojë 10 rrugë dhe qytete të njohura për ushtrime sportive, do të zgjerojë 10 parqe sportive dhe do të ndërtojë shtigje ecjeje, bën të ditur “Xinhua”.

Pekini do të rihapë turneun e tenisit “China Open” në vitin 2023, pasi eventi u anulua në vitin 2020 dhe do të vazhdojë të presë Maratonën e Pekinit, thuhet në plan. (Elona)