Gjykatat kineze bëjnë përpjekje për të përmirësuar mbrojtjen e eko-mjedisit
2023-01-23 16:46:53

VCG

VCG

Më shumë se 16.000 çështje që përfshijnë çështje gjyqësore me interes publik në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, kompensimin e dëmit eko-mjedisor dhe konfirmimin gjyqësor janë përfunduar nga gjykatat në Kinë që nga viti 2013, sipas Gjykatës së Lartë Popullore, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Gjykatat kineze kanë avancuar reformën e sistemit gjyqësor në lidhje me mbrojtjen e mjedisit duke rritur bashkëpunimin me prokurorët dhe departamentet e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

Gjithsej 2426 organe të specializuara gjyqësore për çështjet mjedisore dhe të burimeve u krijuan në të gjithë vendin dhe 21 interpretime gjyqësore dhe 15 dokumente politikash u lëshuan për të përmirësuar rregullat e gjykimit për çështjet gjyqësore të interesit publik mbi mbrojtjen eko-mjedisore, sipas të dhënave të gjykatës. (Elona)