PBB-ja e njësive vendore në Kinë vjet, kush kryeson?
2023-01-23 15:14:59

VCG

VCG

 

Të 31 provincat, rajonet autonome dhe bashkitë e varura nga qendra në Kinë kanë publikuar të dhënat e tyre të prodhimit të brendshëm bruto (PKB) për vitin 2022, 16 prej  të cilave kanë raportuar rritje mbi mesataren kombëtare prej 3 për qind.

 

Ekonomia kombëtare e Kinës e përballoi presionin dhe arriti rekord vjet, duke u rritur 3 për qind krahasuar me vitin 2021 dhe duke arritur në 121 trilionë juanë (18 trilionë dollarë), sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave më 17 janar.

 

VCG

VCG

Pas të dhënave kombëtare të PBB-së, edhe autoritetet vendore bënë të ditura rezultatet ekonomike të tyre për vitin 2022, sipas të cilave provincat Jiangxi dhe Fujian kanë regjistruar rritjen më të shpejtë me 4.7 për qind.

 

Në lidhje me vëllimin e përgjithshëm të PBB-së, provinca Guangdong udhëheq me një PBB me vlerë prej 12.9 trilion juanësh, duke e mbajtur këtë pozicion për 34 vjet në rradhë

 

Provinca Hainan e Kinës Jugore, e njohur për popullaritetin e vet si destinacion turistik, ka përcaktuar objektivin më të lartë të rritjes së PBB-së për këtë vit, ndërsa vazhdon të pozicionohet si pararoja e tregtisë së jashtme të Kinës. Ndërsa shifra më e ulët e rritjes u vendos nga bashkia Tianjin e Kinës së Veriut.