Kinë, logjistika funksionon normalisht gjatë Festës së Pranverës
2023-01-23 17:48:46

foto nga VCG

Stacioni i transmetimit hekurudhor të mallrave në Zhenzhou të Kinës Qendrore/ foto nga VCG

Sipas të dhënave të fundit statistikore, logjistika në mbarë Kinën funksionoi normalisht gjatë dy ditëve të para të Festës së Pranverës, ndërsa vëllimi i fluturimeve të aviacionit civil u rrit 3.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dielën, transporti hekurudhor i mallrave në vend vazhdoi funksionimin e nivelit të lartë, duke transportuar 9.7 milionë tonë mallra, ose 1.46 për qind më shumë se një muaj më parë.

Ndërkohë, u realizuan 9577 fluturime të aviacionit civil, me një rritje 3.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar, përfshirë 243 fluturime ndërkombëtare dhe 34 fluturime të brendshme të transportit të mallrave. (Wang Lei/ Artan)