Të ardhurat e njerëzve të dalë nga varfëria u rritën me 14.3 për qind në vitin 2022
2023-01-23 16:26:00

VCG

VCG

Të ardhurat e njerëzve të dalë nga varfëria u rritën me një normë të fortë prej 14.3 për qind në baza vjetore në vitin 2022, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Rigjallërimit Rural.

Norma e rritjes ishte 8 pikë përqindje më e lartë se ajo e të ardhurave të disponueshme për frymë të banorëve të fshatit, bën të ditur “Xinhua”.

Vitin e kaluar, të ardhurat neto për frymë të atyre që u nxorën nga varfëria arritën në 14.342 juanë (rreth 2.118.4 dollarë amerikanë).

VCG

VCG

VCG

VCG

Autoritetet kineze kanë krijuar më shumë vende pune për ata që kanë dalë nga varfëria dhe kanë zhvilluar industri karakteristike në zonat rurale në një përpjekje për të rritur të ardhurat e tyre.

Kina do të vazhdojë të rrisë mundësitë e punësimit për njerëzit e dalë nga varfëria me mbështetjen e politikave për të zgjeruar investimet efektive dhe stimuluar kërkesën e brendshme, tha Liu Huanxin, kreu i administratës. Po ashtu, sipas tij, do të merren masa për të rritur zhvillimin e ekonomisë kolektive rurale, si përdorimi i mirë i tokës kolektive dhe mbështetja e rritjes së kooperativave rurale. (Elona)