xinhua
Ekonomia kineze ka ruajtur një rritje të qëndrueshme vitin e kaluar në sfondin e gjallërimit të COVID-19. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i vendit arriti një rekord historik prej 121.0207 trilionë juanësh (rreth 17.95 trilion dollarë) vjet, 3 për qind më shumë se në vitin 2021, tregojnë të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
Sipas kreu të NBS-së Kang Yi, rritja prej 3 % është relativisht e shpejtë krahasuar me ekonomitë e tjera të mëdha, por ai shtoi se PBB-ja e tanishme për frymë duhet të dyfishohet në rreth 12 700 dollarë për të përmbushur objektivin e hyrjes së Kinës ndër vendet me nivel të mesëm zhvillimi deri më 2035.
Ndërkohë, prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës u rrit 3.6 për qind, sipas të dhënave të NBS-së. Veçanërisht sektorët e prodhimit të teknologjisë së lartë dhe të prodhimit të pajisjeve patën një rritje të prodhimit përkatësisht me 7.4 e 5.6 për qind.
xinhua
VCG
Vitin e kaluar PBB-ja e Kinës e kaloi pragun prej 110 trilionë juanësh të arritur në vitin 2021 dhe 100 trilionë juanësh më 2020. Gjatë tre vjetëve të fundit, Kina ruajti stabilitetin e ekonomisë së saj përpara sfidave të shumta. Ajo ishte ndër vendet e para të botës që rinisën punën dhe rihapën bizneset në vitin 2020 dhe u bë e vetmja ekonomi e madhe që pati rritje atë vit.
"Kina ka punuar për minimizimin e ndikimit të pandemisë në zinxhirët e saj të furnizimit dhe funksionimin e biznesit," tha profesori Liu Bin nga Instituti Kinez për Studimet e Organizatës Botërore të Tregtisë në Universitetin e Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare të Pekinit.