Shitjet e makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë u rritën me 11.1 për qind në vitin 2022
2023-01-23 16:41:25

VCG

VCG

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë shënuan rritje të qëndrueshme në vitin 2022 të nxitur nga përmirësimi i konsumit brenda vendit. Rreth 3.89 milionë automjete të tilla u shitën në Kinë vitin e kaluar, me një rritje prej 11.1 për qind në baza vjetore, me një ritëm 1.6 pikë përqindjeje më të shpejtë se të gjitha automjetet e pasagjerëve, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, shitjet e makinave të pasagjerëve të kategorisë së lartë përbënin 16.5 për qind të totalit të shitjeve të makinave të pasagjerëve në vend, 0.7 pikë përqindje më të larta se viti 2021.

VCG

VCG

Shitjet e makinave me benzinë me çmime mbi 500.000 juanë (rreth 73.853 dollarë amerikanë) u rritën 41.2 për qind në baza vjetore në vitin 2022, ndërsa për makinat me energji të re që variojnë midis 350.000 dhe 400.000 juanë shitjet u rritën me 67 për qind. (Elona)