Tregtia e jashtme e Shangait arrin rekord në 2022-shin
2023-01-22 15:40:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Importet dhe eksportet e Shangait arritën një rekord prej 4.19 trilionë juanë (rreth 619.14 miliardë dollarë amerikanë) në 2022-shin, 3.2 për qind më shumë se një vit më parë.

Sipas të dhënave të Doganave, cituar nga “Xinhua”, vitin e kaluar, vëllimi i importit dhe eksportit të Shangait përbënte 10 për qind të totalit të tregtisë së jashtme të Kinës.

Importet dhe eksportet e metropolit me vendet e ASEAN-it u rritën 5.2 për qind nga viti i kaluar në mbi 566 miliardë juanë në vitin 2022.

Përballë sfidave të Covid-19, numri i ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme në Shangai mbeti i qëndrueshëm, duke arritur në 55.800, një rritje prej 0.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Eksportet e automjeteve me energji të re dhe baterive të litiumit ishin të forta në vitin 2022, duke u rritur me 130.1 për qind dhe 360.8 për qind në pothuajse 84 miliardë juanë dhe 25.41 miliardë juanë, respektivisht. (Irma)