Bankat kineze raportuan blerje neto të këmbimit valuror në vitin 2022
2023-01-20 17:08:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bankat kineze raportuan blerje neto të këmbimit valutor dhe flukse të qëndrueshme ndërkufitare të kapitalit në vitin 2022, deklaroi Wang Chunying, nënkryetari i Administratës Shtetërore të Shkëmbimeve të Huaja, citon “Xinhua”.

Sipas tij, bankat regjistruan një blerje neto të këmbimit valutor prej 107.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022.

Ai theksoi se monedha e Kinës, renminbi, mbeti përgjithësisht e qëndrueshme në një nivel të arsyeshëm dhe ekuilibër vitin e kaluar, me luhatjen e saj të dyanshme dhe fleksibilitetin e fortë.

Llogaria korente dhe suficitet e investimeve të huaja direkte ndihmuan në stabilizimin e flukseve ndërkufitare të kapitalit, vuri në dukje Wang, duke shtuar se llogaria rrjedhëse e Kinës pritet të regjistrojë një suficit në një nivel të balancuar në vitin 2023.

Të dhënat e mëparshme të administratës treguan se rezervat valutore të Kinës ishin 3.1277 trilionë dollarë në fund të vitit 2022. (Irma)