Xi Jinping-u uron të gjithë kinezët për Festën e Pranverës
2023-01-20 21:25:00


Presidenti i Kinës Xi Jinping, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe të Këshillit të Shtetit të Kinës, u uroi të premten të gjithë kinezëve Festën e Pranverës në një pritje në Pekin.

Foto: VCG

Foto: VCG

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim në një tubim në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, ku uroi popullin kinez të të gjitha kombësive, bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao e Tajvan dhe kinezët jashtë vendit.

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit i Kinës theksoi se Viti i Tigrit që po përfundon, ishte një vit shumë i rëndësishëm për historinë e zhvillimit të Partisë dhe të vendit. Përballë situatës së ndërlikuar ndërkombëtare dhe misionit të vështirë të reformës, zhvillimit e stabilitetit brenda vendit, e gjithë Partia, e gjithë ushtria dhe populli kinez i të gjitha kombësive u përpoqën bashkërisht dhe shkruan një kapitull të ri të ndërtimit të modernizimit socialist. 

Festa e Pranverës, ose Viti i Ri Kinez, bie sivjet më 22 janar.