Industria e telekomit në Kinë pati rritje të qëndrueshme në vitin 2022
2023-01-20 18:12:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e telekomunikacionit në Kinë pati një rritje të qëndrueshme në vitin 2022, me biznesin në zhvillim dhe infrastrukturën e re që po rritet me shpejtësi, treguan të dhënat zyrtare.

Të ardhurat e firmave në këtë sektor arritën në 1.58 trilionë juanë (233.38 miliardë dollarë amerikanë), 8% më shumë në baza vjetore, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Nga totali, të ardhurat e bizneseve në zhvillim si qendra e të dhënave në internet, “cloud computing” dhe interneti i gjërave u rritën me 32.4 për qind në baza vjetore, duke bërë që të ardhurat e sektorit të rriten me 5.1 pikë përqindje, bëri të ditur ministria.

Sipas ministrisë, investimet në këtë sektor në vitin 2022 u rritën me 3.3 për qind në baza vjetore në 419.3 miliardë juanë. (Irma)