Pritje për Vitin e Ri Kinez në selinë e UNESCO-s
2023-01-20 18:07:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Delegacioni i përhershëm i Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) mbajti një pritje për Vitin e Ri Kinez 2023 në selinë qëndrore.

Yang Jin, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në UNESCO, përshëndeti Vitin e Ri për të gjithë të ftuarit. “Duke hyrë në Vitin e Lepurit, dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe miqësinë tonë me të gjithë ju për të praktikuar më mirë multilateralizmin e vërtetë dhe për të kontribuar më tej së bashku në përpjekjet e mëdha të UNESCO-s”,- tha Yang.

Pas tre vitesh lufte kundër pandemisë Covid-19, ai tha se Kina po rifiton vrullin e saj dhe është gati të punojë krah për krah me njerëzit në mbarë botën për të krijuar një të ardhme edhe më të ndritshme për njerëzimin.

Firmin Edouard Matoko, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i departamentit të UNESCO-s për Afrikë, tha se UNESCO-ja i është mirënjohëse Kinës për pjesëmarrjen aktive në të gjitha nismat e tyre novatore, veçanërisht në përgjigje të Covid-19. Sipas tij, marrëdhëniet strategjike të Kinës dhe UNESCO-s kanë arritur një nivel më të lartë, i cili është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të të gjithëve me vullnet të mirë.

“Le të presim me optimizëm vitin e ardhshëm. Një vit në të cilin bashkëpunimi ndërkombëtar dhe multilateralizmi do të sjellë më shumë prosperitet dhe shpresë për botën, për UNESCO-n dhe Kinën”,- tha ai.

Më shumë se 300 delegatë nga vende të ndryshme morën pjesë në aktivitet. Ndërsa shijonin ushqimet kineze, ata ndoqën një performancë të drejtpërdrejtë të këngëve popullore kineze. (Irma)