CMG-ja: Çfarë ka bërë Kina për botën në tre vjetët e luftës kundër epidemisë?
2023-01-20 09:24:03

VCG

VCG

Të enjten u mbushën 11 ditë që kur Kina ka nisur menaxhimin e COVID-19 si një sëmundje infektive e kategorisë B. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, në krahinat e ndryshme të vendit ka kaluar piku i pacientëve në spital, çka i ka bërë njerëzit ta presin të qetë Festën e Pranverës.

 

Tani në krahinat e ndryshme është rikthyer fluksi i njerëzve dhe shumë turistë kinezë kanë shkuar jashtë vendit për pushime dhe për blerje. Të gjitha këto kanë ardhur falë masave të sakta antiepidemike të Kinës, duke dëshmuar arritjet e dukshme të saj në luftën kundër epidemisë së COVID-19, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

 

Në tre vjetët e fundit, qeveria kineze ka bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të çdo kinezi. Si një vend me një popullsi 1.4-miliardëshe, ky është një kontribut i madh i Kinës në luftën antiepidemike globale. Kohët e fundit, në bazë të analizave mbi ndryshimet e mundshme të virusit, gjendjen epidemike dhe punët e parandalimit dhe të kontrollit, Kina ka përmirësuar në kohë masat antiepidemike. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror Borge Brende mendon që masat e reja antiepidemike të Kinës do të nxitin më tej rritjen ekonomike dhe kjo është në të mirë të mëkëmbjes ekonomike të botës.

 

VCG

VCG

Në tre vjetët e fundit, Kina ka ndarë informacionet epidemike në mënyrë të hapur e transparente me bashkësinë ndërkombëtare dhe ka ofruar të dhënat shkencore për kontrollin epidemik, kërkimin e vaksinave dhe testimin e virusit. Në kohën më të parë, Kina ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për gjendjen epidemike, ka përcaktuar patogjenin e virusit, ka ndarë renditjen gjenetike të virusit dhe ka publikuar protokollet e mjekimit dhe të parandalimit. Kjo ka treguar përgjegjësinë e Kinës në luftën globale kundër epidemisë. Sipas të dhënave statistikore, në tre vjetët e fundit, Kina ka bërë mbi 60 shkëmbime teknike me OBSh-në. Vetëm në muajin e fundit, Kina ka zhvilluar pesë shkëmbime teknike dhe një bisedë telefonike me OBSh-në. Ditët e fundit, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka vlerësuar lart përpjekjet e Kinës në përballimin e epidemisë, duke e falënderuar palën kineze për shkëmbimet teknike dhe ndarjen e informacioneve mbi epideminë me OBSh-në prej kohësh.

 

Nga ana ekonomike, në vitin 2020 Kina ishte ekonomia e parë kryesore që shënoi rritje. Në vitin 2021, rritja e Kinës u rendit në vendin e parë të ekonomive kryesore të botës. Vjet, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze i kaloi 120 trilionë juanët, 3 % më shumë se në vitin 2021, dhe kjo ishte një rritje e shpejtë në krahasim me ekonomitë e tjera kryesore të botës.

 

Në tre vjetët e fundit, Kina ka shtuar aktivisht hapjen dhe ka ruajtur fuqimisht stabilitetin e zinxhirëve globalë të prodhimit e të furnizimit. Vjet, import-eksporti i mallrave i Kinës i kaloi 40 trilionë juanët, 7.7 % më shumë se në vitin 2021. Ndërmarrjet tregtare në Duisburg të Gjermanisë u shprehën që treni Kinë-Europë në tre vjetët e fundit ka ofruar mallra të qëndrueshme për europianët, çka është një garanci për kalimin e vështirësive në vendet europiane. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Mathias Cormann u shpreh të hënën se ai i mirëpret masat e reja antiepidemike të Kinës, pasi kjo do të jetë në të mirë të funksionimit efektiv të zinxhirit të furnizimit dhe të zbutjes së inflacionit global. (Jiang Lei)