Kina, motor i rëndësishëm për rritjen ekonomike botërore
2023-01-20 17:24:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomia e Kinës ka marrë drejtimin midis ekonomive kryesore gjatë viteve të fundit, duke mbetur një motor i rëndësishëm që nxit rritjen ekonomike globale, deklaroi Yuan Da, drejtor i Departamentit të Ekonomisë në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), në një konferencë shtypi, cituar nga “Xinhua”.

Sipas tij, nga viti 2020 deri në vitin 2022, ekonomia e Kinës shënoi një rritje mesatare vjetore prej 4.5 për qind, më e lartë se niveli botëror prej rreth 2 përqind.

Zyra Kombëtare e Statistikave raportoi gjatë kësaj jave se ekonomia e Kinës u rrit 3 për qind në një rekord të lartë prej 121 trilionë juanë (rreth 18 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2022.

“Kjo rritje është arritur mes goditjeve të përsëritura të faktorëve të shumtë të papritur”,- tha zyrtari i NDRC-së, Jin Xiandong, duke vënë në dukje se rritja e ekonomisë së Kinës nga viti viti 2021 në 2022-shin ishte 6.1 trilionë juanë, e barabartë me agregatin ekonomik të një vendi të mesëm.

Duke përmendur bazat e pandryshuara që mbështesin rritjen ekonomike afatgjatë të Kinës dhe rritjen e faktorëve pozitivë që nxisin kthesën e përgjithshme ekonomike, Yuan tha se Kina ka besimin, kushtet dhe aftësinë për të promovuar më tej rritjen e saj të përgjithshme ekonomike në vitin 2023. (Irma)