Publikohet libri i bardhë "Zhvillimi i gjelbër i Kinës në epokën e re"
2023-01-19 21:12:19

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten në Pekin librin e bardhë "Zhvillimi i gjelbër i Kinës në epokën e re". Libri i bardhë përmbledh në mënyrë sistematike masat dhe arritjet e zhvillimit të gjelbër të Kinës në dhjetë vjetët e fundit dhe shpjegon konceptet thelbësore dhe përvojën praktike të zhvillimit të gjelbër të Kinës.

Libri e bardhë përmban rreth 18 000 fjalë dhe përfshin shtatë pjesë, përkatësisht: “Ndjekja me vendosmëri e rrugës së zhvillimit të gjelbër”; “Formimi bazë i modelit të hapësirës së gjelbër”; “Rregullimi dhe optimizimi i vazhdueshëm i strukturës industriale”; “Zbatimi i gjerë i metodave të prodhimit të gjelbër”; “Hyrja gradualisht në modë e stilit të jetesës së gjelbër”; “Përmirësimi gradual i sistemit dhe mekanizmit të zhvillimit të gjelbër” dhe “Të punojmë së bashku për të ndërtuar shtëpinë tonë të bukur, Tokë”.

Libri i bardhë thekson se mbrojtja e mjedisit ekologjik dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm janë përgjegjësi të përbashkëta të të gjitha vendeve. Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar themelet e qytetërimit ekologjik, për të ndjekur rrugën e zhvillimit të gjelbër, për ta mbajtur të gjelbër shtëpinë tonë të përbashkët, Tokën, dhe për të ndërtuar një botë më të pastër dhe më të bukur.