Libri blu: Kina do të lëshojë dy anije kozmike me astronautë dhe një anije kozmike mallrash sivjet
2023-01-19 21:08:53

foto: VCG

foto: VCG

Kina do të lëshojë anijet kozmike me astronuatë “Shenzhou-16” dhe “Shenzhou-17” dhe anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-6” në vitin 2023, sipas “Librit blu të veprimtarive shkencore e teknologjike të Kinës të vitit 2022” të publikuar të mërkurën.

Ekuipazhet e “Shenzhou-15” dhe “Shenzhou-16” do të qëndrojnë në orbitë dhe do të kryejnë një gamë misionesh hapësinore në vitin 2023, të tilla si operacionet jashtë stacionit hapësinor të astronautëve dhe mallrave, projektet e shkencës hapësirore, testimit të materialeve e të teknologjisë, dhe mirëmbajtja e përmirësimi teknik i instalimeve dhe pajisjeve të stacionit hapësinor, bëri të ditur Jing Zheng, zv.kryekomandanti i sistemit të stacionit hapësinor nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore (CAST).

Sivjet katër anije kozmike me astronautë, nga “Shenzhou-15” deri në “Shenzhou-18”, do të kryejnë dy kthime dhe dy takime e lidhje dhe tre misione për mbështetje urgjente, tha zv.kryeprojektuesi i sistemit të anijeve kozmike me astronautë nga CAST Zheng Wei.

Kina do të kryejë një mision nisjeje të një anijeje kozmike me astronautë çdo gjysmë viti më 2023, shtoi Zheng.

Xu Xiaoping, zv.kryeprojektuesi i sistemit të anijeve kozmike të mallrave nga CAST, tha se Kina do të kryejë sivjet misionin e nisjes së anijes kozmike  të mallrave “Tianzhou-6” për të transportuar materiale jetësore dhe pajisje për astronautët e “Shenzhou-17”, furnizim me karburant për stacionin hapësinor “Tiangong” dhe misione të tjera hapësinore.