Xi Jinping-u zgjidhet në mënyrë unanime deputet i legjislaturës së 14-të të AKP-së
2023-01-19 21:15:51

Xi Jinping-u u zgjodh deputet i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) me një votim unanim në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të asamblesë popullore rajonale të provincës Jiangsu të enjten.

 

AKP-ja është organi më i lartë ligjvënës i Kinës. Sesioni i parë vjetor i legjislaturës së 14-të të saj do të hapet në Pekin më 5 mars 2023.