Rimëkëmbja ekonomike pritet të marrë vrull
2023-01-18 20:50:40

foto nga VCG

Kulla e Guangzhou-t/ foto nga VCG

Ekonomia  e Kinës është e vendosur të vazhdojë rimëkëmbjen e saj këtë vit, madje  me një ritëm më të shpejtë, pasi konsumi, shërbimet dhe industritë në  zhvillim, si automjetet me energji të re, pritet të rifitojnë një vrull  të fortë rritjeje, sipas ekonomistëve dhe analistëve.

Me  rimëkëmbjen e vazhdueshme dhe më të shpejtë, Kina, ekonomia e dytë më e  madhe në botë, mund të jetë një kontribues i madh në ekonominë globale,  e cila është frenuar nga ekonomitë e zhvilluara në vështirësi, mendojnë  specialistët.

Pas  njoftimit të optimizimit të masave të kontrollit të Covid-19 më 7  dhjetor, organizata të mëdha ndërkombëtare, banka investuese dhe kompani  konsulence kanë rritur parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së së  Kinës në rreth 5 për qind këtë vit, duke përmendur një aktivitet më të  fortë ekonomik pasi bazat ekonomike të vendit mbeten të shëndosha dhe  elastike.

“Në  periudhë afatmesme, bazat elastike të ekonomisë kineze do të ofrojnë  potencial të fortë për rimëkëmbjen. Me lehtësimin e masave për Covid,  sektorët që janë ndërprerë më shumë nga pandemia kanë shumë hapësirë për  t'u rikuperuar, si industria e shërbimeve, ushqimi, hoteleria dhe  shitja me pakicë, turizmi, argëtimi etj. Kina ka 1.4 miliardë njerëz dhe  PBB-ja për frymë tani tejkalon 10.000 dollarë, gjë që e bën atë tregun  më të madh të konsumit në botë, me potencialin më të madh”,- deklaroi  për “China Daily” Denis Depoux, drejtor menaxhues global i konsulencës  “Roland Berger”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina  do të fokusohet në zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe do t'i japë  përparësi rivendosjes dhe zgjerimit të konsumit këtë vit, u bë e ditur  në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike, që u mbajt në mes të  dhjetorit.

Analistët  e “Goldman Sachs” kanë parashikuar se konsumi i vendit do të rritet me  rreth 7 për qind në baza vjetore në vitin 2023, ndërkohë që shkalla e  papunësisë pritet të bjerë dhe të ardhurat mesatare ka të ngjarë të  përmirësohen këtë vit, të dyja duke kontribuar në rikthimin e konsumit.

Sektorët  në zhvillim, duke përfshirë automjetet me energji të re, pritet të  vazhdojnë të përparojnë. Shitjet e këtyre makinave në Kinë patën rritje  shpërthyese vitin e kaluar, me 6.89 milionë makina elektrike dhe hibride  plug-in të shitura, një rritje prej 93 për qind në baza vjetore, bëri  të ditur Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Shitjet e këtij viti mund të arrijnë në 8.8 milionë, sipas analistit të “UBS”-së, Paul Gong.

foto nga VCG

foto nga VCG

Rimëkëmbja e Kinës është e rëndësishme për korporatat ndërkombëtare dhe ekonominë botërore.

Jens  Hildebrandt, përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të Industrisë dhe  Tregtisë Gjermane në Pekin, tha se tregu kinez është i një rëndësie të  madhe për shumë kompani gjermane, të cilat presin rritje në shumicën e  industrive, sidomos në fushat e dekarbonizimit, “e-mobility” dhe  drejtimi i lidhur.

Jenny  Huang, drejtoreshë e lartë e kërkimit të korporatave kineze në “Fitch  Ratings”, tha se Kina, si qendra më e madhe prodhuese në botë, ka  krijuar një ekosistem shumë të fortë, duke përfshirë një zinxhir  furnizimi shumë të plotë dhe gjithashtu një rrjet infrastrukturor shumë  efikas.

Chen  Dong, kreu i kërkimit makroekonomik të Azisë në kompaninë financiare  zvicerane “Pictet Wealth Management”, tha se përmirësimi i ekonomisë  kineze do të ndihmojë në stabilizimin e zinxhirëve të furnizimit global.  “Ky është një zhvillim i favorshëm”, tha Chen, duke shtuar se duke  pasur parasysh zhvillimin aktual të situatës Covid-19, ekonomia kineze  mund të fillojë të rimëkëmbet fuqishëm në fund të marsit.