CMG-ja shpall serinë e programeve kryesore të Kanalit të Përgjithshëm për vitin 2023
2023-01-18 20:20:35

 Grupi Mediatik i Kinës zhvillon ceremoninë e publikimit të listës së programeve kryesore të vitit 2023 në Pekin, 18 janar 2023.(Foto:CMG)

Nëpërmjet tre kapitujve tematikë, një seri programesh të shkëlqyera të prodhuara nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) pritet të transmetohen në vitin 2023, njoftoi CMG-ja të mërkurën në një ceremoni promovimi në Pekin.

Lista e njëzet programeve kryesore për Kanalin e Përgjithshëm të CMG-së në vitin 2023 u publikua bashkërisht nga presidenti i CMG-së

Shen Haixiong, zëvendësministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural Qin Haixiong dhe zëvendësministri i Kulturës e Turizmit Li Qun.

Pesë programet në kapitullin e parë të listës së programeve kryesore të CMG-së për vitin 2023. (Foto:CMG)

Kapitulli i parë paraqet eksplorimin e qytetërimit kinez. Pesë programe kulturore do të përqendrohen te bambuja dhe druri, dijetarët kinezë, tekstet klasike kineze, kërkimet arkeologjike dhe festat tradicionale kineze.

Gjashtë programet në kapitullin e dytë të listës së programeve kryesore të CMG-së për vitin 2023. (Foto:CMG)

Kapitulli i dytë shpërfaq pamjen e Kinës në epokën e re. Gjashtë programe për zhvillimin e Kinës, historitë e fshatrave kineze, trashëgiminë kulturore jomateriale, kulturën ushqimore, sistemet e trashëgimisë bujqësore me rëndësi globale të Kinës dhe qytetet e famshme historike e kulturore kombëtare në Kinë do t'u paraqiten shikuesve ndërkombëtarë.

Programet në kapitullin e fundit të listës së programeve kryesore të CMG-së për vitin 2023. (Foto:CMG)

Kapitulli i fundit do të jetë një koleksion i prodhimeve më të mira të CMG-së, duke përfshirë seritë televizive "Epika e dinastisë Han" dhe "Qyteti i qytetit", si edhe programet e njohura kulturore, të tilla si "Piktura e Kinës në shekullin e 20-të."(Artan)