Presidenti kinez ngushëllon homologen nepaleze për rrëzimin e avionit
2023-01-17 19:23:10

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh ngushëllimi homologes së vet nepaleze Bidya Devi Bhandari për rrëzimin e avionit të udhëtarëve në Nepal.

“Mësova se një aeroplan udhëtarësh u rrëzua në Nepal, duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, do të doja të shprehja hidhërimin më të thellë për viktimat dhe ngushëllime të sinqerta familjeve të tyre,” tha Xi Jinping-u.

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut nepalez Prachanda. (Çang Çuo)