Kina përmirëson kapacitetin e shërbimit të spitaleve rurale të nivelit të komunitetit
2023-01-17 13:11:30

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina po rrit kapacitetin e shërbimit të institucioneve mjekësore në nivel komuniteti dhe rurale, për të trajtuar sfidat e kontrollit të epidemisë Covid-19 të sjella nga festimet për Festivalin të Pranverës, deklaroi Jiao Yahui, zyrtare në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, citon “Xinhua”. Sipas saj, këto institucione mjekësore po marrin masa të shumta për të shtuar fuqinë e tyre punëtore dhe për të rezervuar medikamente.

Ajo theksoi se autoritetet shëndetësore po ndihmojnë institucionet mjekësore që të pajisen më mirë dhe shtoi se 1.17 milionë pulsoksimetra gishtash u shpërndanë në klinikat e fshatrave në të gjithë vendin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Jiao vuri në dukje se spitalet e klasit të tretë në zonat urbane u orientuan të vendosnin lidhjen e shërbimit të telemjekësisë 24-orëshe me spitalet e qarkut. Atyre iu kërkua gjithashtu që të dërgonin personel në spitalet e qarkut për t'i ndihmuar ata gjatë periudhave të veçanta, duke përfshirë Festivalin e Pranverës.

Gjithashtu është krijuar një mekanizëm i transferimit mjekësor në mënyrë që pacientët me simptoma të rënda në zonat rurale të transferohen me kohë në institucionet mjekësore urbane, shtoi ajo.

Foto:VCG

Foto:VCG

Periudha festive për Festivalin e Pranverës në Kinë filloi më 7 janar, pasi vendi rregulloi përgjigjen e tij ndaj Covid-19.

Festivali i Pranverës, ose Viti i Ri Hënor Kinez, bie më 22 janar. (Irma)