Studiuesit kinezë gjejnë një mënyrë të re për të sintetizuar niseshtenë
2023-01-17 15:30:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar së fundi një metodë me efikasitet të lartë për sintetizimin e niseshtesë artificiale dhe proteinave mikrobike nga kërcelli i misrit. Kjo metodë mund të ulë koston e prodhimit të niseshtesë artificiale dhe të sigurojë një mënyrë të re për të prodhuar ushqim, shkruan “China Daily”.

Rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimaterike paraqesin sfida të mëdha për sigurinë ushqimore. Shndërrimi efikas i mbetjeve bujqësore në ushqim artificial është një mënyrë e rëndësishme për të zbutur një krizë ushqimore dhe për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm bujqësor.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Bioteknologjisë nën Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore dhe institucione të tjera me bazë në Kinë, përdorën një sistem molekular me shumë enzima dhe maja buke për të kthyer celulozën në kërcellin e misrit në niseshte artificiale.

I gjithë procesi i prodhimit kërkon vetëm një investim të vogël në pajisje, nuk kërkon input energjie dhe nuk çon në humbje sheqeri, duke ofruar mundësinë e prodhimit të niseshtesë artificiale dhe proteinave mikrobike me kosto të ulët, sipas studimit që është publikuar në revistën “Science Bulletin”. (Irma)