Gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar në Nepal
2023-01-17 15:22:35
Foto:VCG
Gjenden dy kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve të rrëzuar në Nepalin qendror, deklaroi një zyrtar lokal.
Guru Datta Dhakal, ndihmësshefi i qarkut të distriktit Kaski, ku u rrëzua avioni ATR-72, deklaroi për “Xinhua” se avioni i operuar nga “Yeti Airlines” i Nepalit po fluturonte nga Katmandu për në Pokhara me 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord.
Foto:VCG
Foto:VCG
Sipas tij, deri të hënën pasdite ishin gjetur 69 trupa të jetë dhe ishte bërë identifikimi i 26 prej tyre.
Si regjistruesi i të dhënave të fluturimit ashtu edhe regjistruesi i zërit të kabinës së avionit u gjetën disa orë më parë.
Një komitet qeveritar prej pesë anëtarësh ka nisur hetimin për aksidentin ajror. (Irma)
Lajmet Kryesore