Agjencitë e ndihmës juridike ndihmojnë në rikuperimin e pagave të papaguara
2023-01-17 16:52:01

Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencitë e ndihmës juridike në Kinë ofruan 1.48 milionë konsultime ligjore për punëtorët emigrantë dhe i ndihmuan ata të rikuperonin rreth 5.5 miliardë juanë (820 milionë dollarë) në paga të papaguara nga janari deri në nëntor të 2022, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, përcjell “China Daily”.

Këto agjenci trajtuan gjithashtu rreth 400.000 raste të paraqitura nga punëtorë emigrantë dhe ofruan ndihmë për 437.000 punëtorë gjatë kësaj periudhe, njoftoi ministria.

Organet administrative gjyqësore në të gjitha nivelet i kanë bërë punëtorët emigrantë një objektiv kyç të shërbimeve ligjore publike dhe kanë përdorur plotësisht entet e shërbimit ligjor publik, linjat telefonike dhe platformat online për t'u ofruar atyre këshilla ligjore falas dhe shërbime të tjera.

Po ashtu, janë hapur kanale të gjelbra për punëtorët emigrantë për të kërkuar pagën e tyre të papaguar, dhe rastet e tyre kanë prioritet në pranim, ekzaminim dhe caktim. Në njoftimin e ministrisë thuhet se autoritetet në të gjitha nivelet kanë prezantuar gjithashtu masa të shumta për të ofruar shërbime të përshtatshme dhe efikase të ndihmës juridike për punëtorët emigrantë.

Në vitin 2022, rrjeti iu përgjigj më shumë se 28.000 konsultimeve ligjore mbi shpërblimin e punës për punëtorët emigrantë dhe transferoi më shumë se 11.000 raste pagash të papaguara tek agjencitë lokale të ndihmës juridike, duke përfshirë më shumë se 330.000 punëtorë emigrantë.

Nga janari deri në shtator 2022, organizata e ndërmjetësimit në mbarë vendin zgjidhi më shumë se 110.000 mosmarrëveshje që përfshinin punëtorët emigrantë dhe zgjidhi më shumë se 70.000 mosmarrëveshje mbi pagat e papaguara për ta, sipas ministrisë. (Irma)