Banka Qendrore e Kinës shton likuiditet nëpërmjet operacioneve
2023-01-17 17:26:45

Foto:VCG

Foto:VCG

Banka Qendrore e Kinës shtoi të hënën likuiditet në sistemin bankar nëpërmjet operacioneve të kredive afatmesme.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) injektoi 779 miliardë juanë (rreth 116.03 miliardë dollarë amerikanë) në treg përmes kredive afatmesme njëvjeçare me një normë interesi prej 2.75 për qind, shkruan “Xinhua”.

Banka Qendrore kreu gjithashtu 82 miliardë juanë repo të anasjellta shtatëditore me një normë interesi prej 2 për qind dhe 74 miliardë juanë repo të anasjellta 14-ditore me një normë interesi prej 2.15 për qind.

Masa synon ruajtjen e likuiditetit të arsyeshëm dhe të mjaftueshëm në sistemin bankar, njoftoi Banka Qendrore.

Një repo e anasjelltë është një proces në të cilin Banka Qendrore blen letra me vlerë nga bankat komerciale përmes ofertës, me një marrëveshje për t'i shitur ato në të ardhmen. (Irma)