Nis shërbimin hekurudha me shpejtësi të lartë që lidh Hong Kongun me pjesën kontinentale
2023-01-16 14:53:48
Foto:VCG
Hekurudha e shpejtësisë së lartë që lidh Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut dhe territorin kinez rifilloi funksionimin të dielën pas gati tre vitesh pezullim shërbimi, bën të ditur “Xinhua”.
Më 07:03 me orën lokale, një tren me shpejtësi të lartë u nis nga stacioni “West Kowloon” i Hong Kongut për në Shenzhen, i pari nga trenat e tillë qëkur pandemia ndërpreu shërbimet e trenave ndërkufitarë.
“China Railway Guangzhou Group” njoftoi se do të optimizojë planin e operimit në të ardhmen sipas fluksit të pasagjerëve dhe do të nxisë rikuperimin e rregullt të shërbimeve hekurudhore ndërkufitare me shpejtësi të lartë. (Elona)
Lajmet Kryesore