Prodhimi i baterive të energjisë në Kinë shënoi rritje në vitin 2022
2023-01-16 15:28:06

Foto: VCG

Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në vitin 2022 mes një bumi në tregun e automjeteve me energji të re (NEV) të vendit, tregojnë të dhënat e industrisë.

Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë për NEV-të arriti në 294.6 gigavat orë vitin e kaluar, duke u rritur me 90.7 për qind në baza vjetore, sipas Aleancës së Inovacionit të Baterive të Automobilave në Kinë, citon “Xinhua”.

Rreth 183.8 gigavat orë bateri litium-jon u instaluan në NEV-të në vitin 2022, 130.2 për qind më shumë se një vit më parë dhe përbën 62.4 për qind të totalit.

Vetëm në dhjetor, kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë u rrit 37.9 për qind në baza vjetore duke arritur në 36.1 gigavat orë, tregojnë të dhënat.

Kina shiti rreth 6.89 milionë automjete me energji të re në vitin 2022, duke u rritur 93.4 për qind në baza vjetore. Prodhimi i automjeteve me energji të re u rrit 96.9 për qind nga një vit më parë në rreth 7.06 milionë njësi, tregojnë të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave. (Elona)