Dëshmi të reja të aktivitetit njerëzor parahistorik u gjetën në Kinën jugperëndimore
2023-01-16 15:49:04

Foto:GMW.cn

Arkeologët kanë zbuluar gjurmë të aktivitetit njerëzor që datojnë mbi 40.000 vjet në qytetin Ziyang, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Deri tani, më shumë se 1000 pjesë sendesh prej guri dhe fosile kafshësh janë zbuluar pranë lumit Mengxi, Ziyang. Produktet prej guri përfshijnë bërthama, tehe dhe kruajtëse, ndërsa fosilet përfshijnë mbetjet e rinoqerontëve dhe elefantëve, sipas Institutit të Kërkimeve të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë Provinciale Sichuan, citon “Xinhua”.

Gjetjet dolën nga një projekt arkeologjik, i nisur së bashku nga disa organizata, duke përfshirë institutin dhe departamentet lokale të relikteve kulturore të Ziyang, në janar 2022. Metoda e datimit me karbon-14 tregon se zona e lumit Mengxi është të paktën 43-000 vjeçare. (Elona)