Ambasadori kinez viziton Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë
2023-01-16 16:54:37

Më 13 janar, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding vizitoi Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë, ku pati një shkëmbim të thelluar mendimesh me drejtoren e kësaj qendre, znj. Alda Bardhyli. Ai i dhuroi gjithashtu Qendrës një sërë librash, duke përfshirë edhe “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës (vëllimi i katërt)”.     

Foto nga ambasada kineze

Foto nga ambasada kineze

Ambasadori Zhou vuri në dukje se, si Kina, ashtu edhe Shqipëria, kanë një histori e kulturë të gjatë dhe popujt e të dy vendeve i duan librin dhe leximin. Vitet e fundit, shkëmbimet kulturore ndërmjet Kinës e Shqipërisë janë zhvilluar më tej dhe është shfaqur një grup ambasadorësh të miqësisë e e të shkëmbimeve kulturore-njerëzore midis dy vendeve, të cilët kanë kaluar kufijtë e gjuhës dhe kanë ndërtuar një urë kulturore që lidh të dy popujt. "Marrëveshja e bashkëpunimit për projektin e përkthimit dhe botimit të ndërsjellë të librave klasikë Kinë-Shqipëri” ka vendosur bashkëpunimin më të madh në fushën e botimeve ndërmjet të dy vendeve deri tani dhe është bërë një pikë e re e spikatur e shkëmbimeve njerëzore e kulturore dypalëshe. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, të eksplorojë forma më të larmishme bashkëpunimi, të lehtësojë shkëmbimet kulturore ndërmjet të dy vendeve dhe të promovojë lidhjet ndërmjet të dy popujve, theksoi z. Zhou.

Foto nga ambasada kineze

Foto nga ambasada kineze

Nga ana e saj, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli tha se për Shqipërinë Kina ka një rëndësi të madhe dhe të veçantë. Miqësia tradicionale shqiptaro-kineze ka një histori të gjatë. Brezi i vjetër i shqiptarëve ende i kujton historitë nga marrëdhëniet me Kinën, por edhe disa shkrimtarë të njohur shqiptarë i kanë regjistruar këto histori në veprat e tyre. Kina është një vend i madh i botimit të librave dhe ka libra të panumërt të shkëlqyer të të gjitha llojeve. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve ndërmjet të dy vendeve ndihmon në thellimin e njohjes së kulturave të njëri-tjetrit nga ana e të dy popujve. Pala shqiptare është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me palën kineze për të nxitur më tej shkëmbimet kulturo-njerëzore midis të dy vendeve, që ato të arrijnë më shumë rezultate.