Aeroplani i parë C919 i Kinës zbret në ndalesën e re në fluturimin e verifikimit
2023-01-16 21:03:50

foto

Anëtarët e ekuipazhit bëjnë një fotografi në grup pas zbritjes së aeroplanit të parë të madh të udhëtarëve të Kinës C919 në qytetin Qingdao në provincën lindore të Kinës Shandong, 15 janar 2023. / CFP 

C919, me numër fluturimi MU7811, fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hongqiao” i Shangait për në Aeroportin Ndërkombëtar “Jiaodong” të Qingdaos, duke arritur në orën 11:14 të paradites.

“China Eastern Airlines” nisi një fluturim verifikimi 100-orësh për avionin e vet të parë C919 më 26 dhjetor 2022, për të verifikuar dhe konfirmuar sigurinë e funksionimit të avionit, duke hapur rrugën për fluturimin e tij komercial në pranverën e këtij viti.

Fluturimi i verifikimit, në gjithsej nëntë linja, do të zgjasë deri në mes të shkurtit 2023 dhe do të përfshijë dhjetë aeroporte në nëntë provinca dhe qytete kineze.

Para zbritjes në Qingdao, avioni kishte shkuar tashmë në qytetet e Shangait, Pekinit, Chengdu-së, Xian-it dhe Haikout. Më pas ai do të drejtohet për në Jinan, Nanchang, Wuhan, Hefei, Nankin dhe Taiyuan, për të përfunduar fluturimin 100-orësh të verifikimit.

Aeroplani i parë i madh të udhëtarëve C919 i kompanisë ajrore “China Eastern Airlines”  duke zbritur në qytetin Qingdao në provincën Shandong të Kinës Lindore, 15 janar 2023. / CFP