Foto: VCG
Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze u rritën me 22.8 për qind në vitin 2022, mes ofertës së prodhuesve vendas të automobilave për të përmirësuar produktet, treguan të dhënat e industrisë.
Vitin e kaluar u shitën rreth 11.77 milionë automjete pasagjerësh të markave vendase, njoftoi Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.
Pjesa e tregut të këtyre makinave arriti në 49.9 për qind, me 5.4 pikë përqindjeje më shumë në baza vjetore.
Duke synuar mundësitë në fushën e automjeteve me energji të re dhe rrjeteve inteligjente, prodhuesit kinezë të automjeteve kanë promovuar mjetet elektrike dhe përmirësimin inteligjent të automjeteve dhe kanë optimizuar strukturën e produkteve vitet e fundit, për të tërhequr më shumë konsumatorë, bëri të ditur shoqata, sipas së cilës, zhvillimi ndërkombëtar i kompanive kineze të automobilave gjithashtu ka rritur vazhdimisht ndikimin e markave vendase. (Elona)