Porti i Kinës hap rrugën e drejtpërdrejtë të transportit për importet e qershisë kiliane
2023-01-15 16:33:49

VCG

VCG

Porti Dalian në Kinën verilindore ka hapur një rrugë të drejtpërdrejtë transporti për të importuar qershi nga Kili, bën të ditur “Xinhua”.

Anija “GSL Tinos”, e ngarkuar me 616 TEU qershi kiliane, u ankorua këtë javë në terminalin e kontejnerëve në Dalian pas një udhëtimi 22-ditor.

Nga totali, 592 TEU qershi do të dërgohen direkt në tregjet me shumicë në Kinë. Të tjerët do të transferohen në Republikën e Koresë (ROK) nëpërmjet portit Dalian.

Qershitë kiliane favorizohen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët kinezë dhe kërkesa e tregut vazhdon të rritet. “Kina është bërë tregu ynë kryesor dhe partneri strategjik”,- tha Victor Maroto, një përfaqësues i transportuesve kilianë.

VCG

VCG

Sipas “Liaoning Port Co., Ltd.”, e cila zotëron portin Dalian, qershitë kiliane shpërndaheshin në të kaluarën kryesisht në tregun kinez përmes porteve të tilla si Busan në ROK dhe Shenzhen në Kinë. Hapja e rrugës direkte të transportit do t'u sigurojë klientëve në Kinën verilindore dhe Kinën veriore shërbim më të shpejtë.

Vitet e fundit, porti Dalian ka ndërtuar një qendër logjistike me zinxhir të ftohtë dhe ka promovuar shpërndarjen e frutave të importuara. Në vitin 2022, prodhimi i frutave të importuara në portin Dalian u rrit me 23% në baza vjetore. (Irma)