Gjykata Europiane e Drejtësisë: Turistët mund të marrin rimbursime për masat anti-Covid
2023-01-15 16:30:58

Gjykata Europiane e Drejtesise (Foto Rtsh)

Gjykata Europiane e Drejtesise (Foto Rtsh)

Udhëtarët, paketat e të cilëve u dogjën nga vendosja e kufizimeve për të luftuar pandeminë Covid-19, mund të kenë të drejtën për rimbursim të pjesshëm. Ky ishte vendimi i gjykatës më të lartë të Bashkimit Evropian.

Gjykata Europiane e Drejtësisë mori në shqyrtim çështjen, pasi u kërkua një mendim i saj nga një gjykatë në Gjermani, shkruan  “RTSH”. 

Gjykata e Mynihut po shqyrtonte rastin e dy personave që blenë një paketë pushimi dyjavore për në ishullin spanjoll Kanarie, duke filluar nga 13 mars 2020, pikërisht kur pandemia goditi Evropën. Ata kërkojnë një ulje prej 70% të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën atje dy ditë më vonë dhe kthimin e tyre para kohe.

Kur kufizimet u vendosën më 15 mars, plazhet u mbyllën, u vendos një shtetrrethimi. “Paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e tyre e hotelit vetëm për të ngrënë”,- bëri të ditur Gjykata Europiane e Drejtësisë. 

VCG

VCG

Më 18 mars, çiftit gjerman, iu kërkua që të ishin gati të largoheshin në çdo moment dhe dy ditë më pas ata u kthyen në Gjermani.

Operatori turistik refuzoi uljen e kërkuar me arsyetimin se nuk mund të mbahej përgjegjës për një rrezik të përgjithshëm të jetës.

Gjykata e BE-së konstatoi se një udhëtar ka të drejtë për një ulje të çmimit të paketës së tij, kur mungesa e konformitetit të shërbimeve të udhëtimit të përfshira në paketë është për shkak të kufizimeve që janë vendosur në destinacionin e udhëtimit, për të luftuar përhapjen të një sëmundjeje infektive, siç ishte Covid-19. (Irma)