PBB-ja e Tibetit u rrit me 3 për qind në vitin 2022
2023-01-15 16:19:20

VCG

VCG

Produkti i brendshëm bruto i Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore vlerësohet në 216.5 miliardë juanë (rreth 32.2 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, rreth 3 për qind më shumë se një vit më parë, tha Yan Jinhai, kryetar i qeverisë rajonale.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të rajonit pritej të rritej me 12 për qind nga viti në vit në vitin 2022, tha Yan në raportin e tij të punës së qeverisë të dorëzuar në sesionin e parë të Kongresit të 12-të Popullor të Rajonit Autonom të Tibetit.

VCG

VCG

Vlerësohet se të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të zonave urbane dhe rurale në rajon në vitin 2022 u rritën përkatësisht me rreth 8 për qind dhe 10 për qind. (Irma)