Rihapja e Kinës injekton një shtysë të re në rritjen e turizmit botëror në Kamboxhia
2023-01-15 16:07:39

Kamboxhia (Foto Xinhua)

Kamboxhia (Foto Xinhua)

Ministri kamboxhian i Turizmit, Thong Khon, deklaroi se optimizimi i politikave të kontrollit të pandemisë nga Kina do t'i japë një vrull të ri rritjes së turizmit në Kamboxhia dhe në pjesën tjetër të botës.

Gjatë një interviste për “Xinhua”, ai deklaroi se Kina është tregu më i rëndësishëm i turizmit jashtë vendit për botën, ndaj, sipas tij, rifillimi i turizmit është shumë i dobishëm jo vetëm për Kamboxhian, por dhe për të gjithë botën.

Khon tha se kombi i Azisë Juglindore është gati të mirëpresë popullin kinez, turistët dhe investitorët, duke thënë se ata kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin socio-ekonomik të mbretërisë dhe uljen e varfërisë.

VCG

VCG

“Pas rihapjes së Kinës më 8 janar, ne shpresojmë që Kamboxhia të tërheqë të paktën një milion turistë kinezë në 2023," tha ai, duke vënë në dukje se Kamboxhia priti vetëm 110.000 turistë kinezë në vitin 2022.

Ndërsa Festivali Kinez i Pranverës po afron, ministri shprehu besimin se më shumë turistë kinezë do të kalojnë pushimet e tyre në Kamboxhia.

Kamboxhia priti 2.36 milionë turistë kinezë në 2019, para pandemisë Covid-19, duke gjeneruar rreth 1.8 miliardë dollarë të ardhura, sipas Ministrisë së Turizmit. (Irma)