Kina publikon masat për nxitjen e zhvillimit të bizneseve të vogla
2023-01-15 17:52:06

VCG

VCG

Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit bëri të ditur se Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi të shtunën një dokument që detajon 15 masa për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të mikrondërmarrjeve, atyre të vogla dhe të mesme.

Synimi i këtij dokumenti është që të nxitë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla në Kinë dhe stabilizimin e rritjes së tyre.

Shtatë nga këto masa fokusohen në ofrimin e mbështetjes së politikave, financim më të lehtë dhe zgjerimin e kërkesës për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla që të kapërcejnë vështirësitë.

VCG

VCG

Në veçanti, ndërmarrjet e mëdha dhe institucionet e platformave kryesore janë të inkurajuara të publikojnë listat e prokurimeve që përshtaten me ndërmarrjet e vogla dhe të zhvillojnë veprimtari ndërkufitare, me synim që të krijohen më shumë mundësi biznesi për këto ndërmarrje.

Në këtë dokument, janë përfshirë edhe 8 masa për stimulimin e konkurrueshmërisë së bizneseve të vogla.