Samiti i paqes i Ukrainës mund të zhvillohet më 24 shkurt
2023-01-15 16:41:13
Ukraina (Foto Radiolemberg)
Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, deklaroi se një samit për të diskutuar planin e paqes për Ukrainën mund të zhvillohet më 24 shkurt, njoftoi agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve “Ukrinform”, citon “Xinhua”.
VCG
Samiti, i cili do të mbahet nën ndërmjetësimin e shefit të OKB-së, Antonio Guterres, pritet të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha Bodnar.
Ai falënderoi Turqinë për mbështetjen për një plan të propozuar nga Ukraina për vendosjen e paqes dhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar në zbatimin e tij.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një plan paqeje prej 10 pikash për t'i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë në samitin e G20-s në Indonezi në nëntor 2022. (Irma)
Lajmet Kryesore