Eksportet e automjeteve të Kinës u rritën me 54.4 për qind në vitin 2022
2023-01-14 20:26:01

nga VCG

nga VCG

Eksportet e automjeteve të Kinës u rritën me 54.4 për qind në vitin 2022, duke nxitur në mënyrë efektive rritjen e përgjithshme të sektorit, tregojnë të dhënat e industrisë.

Më shumë se 3.11 milionë automjete u eksportuan vitin e kaluar, me eksportet e makinave të pasagjerëve afro 2.53 milionë njësi, një rritje prej 56.7 për qind nga viti në vit, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, cituar nga “Xinhua”.

Në të njëjtën periudhë, eksportet e automjeteve komerciale u rritën me 44.9 për qind nga viti 2021 në 582.000 njësi dhe eksportet e automjeteve me energji të re u rritën 1.2 herë nga viti në vit në 679.000 njësi.

Shoqata ia atribuoi rritjen e fuqishme faktorëve të tillë si rritja e konkurrencës së kompanive kineze të automobilave dhe mungesa e furnizimit jashtë shtetit.

nga VCG

nga VCG

Në vitin 2021, eksportet vjetore të makinave të Kinës tejkaluan 2 milionë njësi për herë të parë, krahasuar me rreth 1 milion njësi në vitet e mëparshme, tregojnë të dhënat. (Irma)