CMG-ja publikon videon e parë të animuar për të prezentuar Gala-në e Festës së Pranverës
2023-01-14 11:05:28

Gëzuar dhe lumturi për Vitin e Lepurit! Më 14 janar kur është festa e Vitit të Ri të Vogël, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi zyrtarisht videon e parë të animuar "Shikojmë Gala-në e Festës së Pranverës në Vitin e Ri", i cili përcjell një atmosferë të ndezur dhe të gjallë për Vitin e Ri tradicional kinez.

Qysh nga momenti i lindjes, çdo kinez merr gjurmën e njërit prej shenjave të horoskopit kinez. Të 12 kafshët e zodiakut kinez të ruajtur nga fëmijët "Fuwa Tuyuanyuan" i uruan të gjithëve "Gëzuar Vitin e Ri" në dialekte të ndryshme, për të mirëpritur Vitin e Ri në lumturi dhe ngrohtësi.
Kapele me veshë lepuri, me kokë tigri, daulle, fruta të ëmbëlsuara, fenerë të vegjël etj., imazhet e 12 shenjave të horoskopit kinez, janë dizajnuar me kujdes për të përcjellë atmosferën e gëzuar gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez. Pranoni këtë urim nga Gala-ja e Festës së Pranverës të vitit të 2023 të CMG-së. (Xu Guang)