Paxlovid mbetet i mbuluar përkohësisht nga sigurimi kombëtar i Kinës
2023-01-13 15:43:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pacientët me Covid-19 në Kinë janë ende në gjendje të aplikojnë për rimbursime për Paxlovid, një ilaç për trajtimin e virusit nga “Pfizer”, që nga 31 marsi, njoftoi Huang Xinyu, zyrtar i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, gjatë një konference shtypi, citon “Xinhua”.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të shqetësimeve të publikut për furnizimet me ilaçe, pasi Paxlovid nuk u shtua në katalogun e sigurimeve mjekësore të Kinës në bisedimet e fundit të “Pfizer” me autoritetet e kujdesit shëndetësor të vendit.

Një dokument zyrtar ka rinovuar një politikë “ad hoc” rimbursimi për ilaçet Covid-19 që nuk janë në katalog, tha Huang.

Që nga fillimi i epidemisë në vitin 2020, Kina i ka bërë ilaçe të tilla të rimbursueshme sipas planit të saj të sigurimit mjekësor, si një masë e përkohshme për të siguruar pagesat për trajtimin.

Huang gjithashtu vuri në dukje se ka më shumë se 600 medikamente të përdorura për trajtimin e Covid-19 në katalogun aktual të sigurimeve mjekësore, që do të thotë se ata që rezultojnë pozitivë kanë opsione të shumta.

Autoritetet do të vazhdojnë monitorimin dhe rregullimin e çmimeve të ilaçeve për Covid-19 për të lehtësuar barrën financiare të pacientëve, tha Huang. (Irma)