Kinë, përshpejtohet gjallërimi ekonomik
2023-01-13 11:19:18

VCG

VCG

Më 8 janar Kina filloi kontrollin antiepidemik të kategorisë B ndaj COVID-19. Sipas ligjit përkatës, Kina nuk do të kërkojë karantinimin e personave dhe mallrave që hyjnë në vend.

 

Z. Chan, një qytetar hongkongas, shprehet: “Tani është 8 janar dhe nuk do të ketë më karantinë. Jam shumë i gëzuar dhe gjëja e parë që do të bëj, është që të ha disa ushqime të vogla. Pastaj do të vizitojë miqtë dhe do të shoqëroj prindërit.”

 

Në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, katër pikat kufitare me Kazakistanin, Kirgizistanin, Taxhikistanin dhe Mongolinë kanë rifilluar përpunimin e udhëtarëve.

 

Turisti Baykas Aksha thotë: “Pasi mora vesh për rihapjen e pikës kufitare, bleva një biletë avioni që të takohem me miqtë e mi në Yili. Nuk jemi parë prej tre vjetësh. Do të takohemi pas një ore. Tani në port kontrolli bëhet shpejt dhe jam shumë i kënaqur.”

 

Masat më të lehtësuara për hyrje-daljet kanë sjellë çlirimin e shpejtë të gjallërisë ekonomike. Një numër i madh biznesmenësh kinezë kanë shkuar jashtë vendit për të komunikuar me klientët e huaj dhe për të marrë më shumë porosi. Liu Hongwei është përgjegjegjës i një sipërmarrjeje veshjesh në Jinhua të provincës Zhejiang. Kohët e fundit, ai ka udhëtuar mbi 40 ditë në shumë vende europiane, afrikane dhe aziatike.

 

Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së veshjeve “STAGE” në Jinhua të provincës Zhejiang, Liu Hongwei, thotë: “Ballë për ballë mund të zgjidhen disa probleme dhe detaje përkatëse. Ata do të jenë më të sigurt që të na japin porosi. Kemi siguruar porosi me vlerë mbi 10 milionë dollarë dhe disa kemi filluar t’i zbatojmë tani.”

 

Ditët e fundit, përgjegjësi i kompanisë tregtare “Forsense” të Jinhua-së, Feng Xiangdong, ka bërë vizita pune në Singapor, ku ka siguruar mbi 3 milionë dollarë porosi. Për vitin e ri, ai ka besim të plotë.

 

VCG

VCG

Përgjegjësi i kompanisë tregtare “Forsense” të Jinhua-së Feng Xiangdong shprehet: “Në vitin 2023, kemi në plan që të shkojmë në Japoni, ShBA, Itali, Brazil, Rusi, Dubai dhe Hong-Kong. Kemi filluar të përgatitemi për ekspozitat në këto vende e rajone.”

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të BE-së në Kinë, dr. Andreas Risch, mendon që përmirësimi i masave antiepidemike dhe heqja e kufizimeve për udhëtimin do të stimulojnë ndjeshëm besimin e ndërmarrjeve.

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të BE-së në Kinë, dr. Andreas Risch, thotë: “Jam i emocionuar për këtë. Jo vetëm unë, por edhe shumë anëtarë të Dhomës së Tregtisë të BE-së në Kinë. Kur shikon sondazhin e besimit të biznesit në vitin 2022, kufizimet e udhëtimit të shkaktuara nga COVID-19 janë tema kryesore e kompanive anëtare. Komunikimi me ndërmarrjet globale është vendimtar për zhvillimin e biznesit dhe rivendosjen e dialogut të drejtpërdrejtë.”

 

Profesori i asociuar i departamentit të historisë në Universitetin Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit, Volodymyr Urusov, thotë: “Ndikimi i këtyre politikave në ekonomi është i gjithanshëm, pozitiv, i thellë dhe afatgjatë. Ato kanë një ndikim pozitiv e sjellin një ndryshim të rëndësishëm në prodhim, konsum, investime, tregtinë e jashtme, besimin e njerëzve, e madje edhe perspektivën ekonomike. Prandaj, unë besoj se me zbatimin e masave të reja për zgjerimin e kërkesës, besimi i subjekteve të tregut do të rritet, gjallëria do të çlirohet më tej dhe rimëkëmbja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet.” (Jiang Lei)